Përballje

Milan-Juve, Pioli: “Nuk është sfida e jetës. Ibra nuk do të luajë”


Në një konferencë shtypi për Sky Sport, traineri i kuqezinjve të Milan-it, Stefano Pioli u shpreh për derbin e datës 6 janar:

Është një maratonë, nëse bën një shkëputje nuk është vendimtare. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, por jo ndeshja e jetës.

Pres një Juve në rritje. Është duke humbur ca pikë, por mbetet një skuadër shumë e fortë dhe e vendosur mirë në fushë. Jemi mirë dhe do të kërkojmë fitoren. Decizive për Juven? Besoj që jo, 16 ndeshje janë pak përkundrejt 38 të tillave”.

I pyetur për prezencën e Zlatan Ibrahimovich, Pioli ishte i qartë: “Ibra nuk do të jetë”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore