Sport

Milan interesohet për Neymar-in


PSG dëshiron të largojë Neymar-in këtë verë.

Sipas raportimeve nga Brazili, Milan-i është skuadra më e re që është futur në garë për të marrë shërbimet e brazilianit.

Milan-i fitoi titullin në Serie A, pas më shumë se një dekade, dhe kërkon të ndërtojë një ekip konkurrues, për t’u rikthyer në majën e futbollit italian dhe atij europian.

Mediat braziliane raportojnë se afrimi i 30-vjeçarit do të ishte sinjali që do t’i dërgojnë kuqezinjtë botës “gjiganti është kthyer”.

Megjithatë paga e lartë e Neymar-it do të ishte problem. Ai përflitet se fiton 602 mijë paund në javë.

Në këto kushte, Milan-i mund ta afrojë në huazim, duke mbuluar vetëm një pjesë të pagës së tij.

Nëse transferimi ndodh, Neymar do t’i bashkohej listës së gjatë të brazilianeve që kanë shkëlqyer me fanellën kuqezi, si: Kaka, Ronaldinho, Rivaldo, Ronaldo dhe Pato.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore