Sport

Milan-in e ndajnë 1.5 milionë euro nga Calhanoglu


Milan-i duket se tani po fillon të ketë probleme serioze, pas ditëve të mira që po kalon me rezultatet pozitive të marra në të gjitha kompeticionet.

Rinovimi i kontratave mbetet problemi kryesor për kuqezinjtë. Turku 26-vjeçar, Hakan Calhanoglu, që është në vitin e fundit të kontratës së tij, nuk pranon të rinovojë me kushtet e ofruara nga klubi.

Aktualisht mesfushori ka një kontrat që mbaron në verën e 2021 dhe përfiton në sezon dy milionë e gjysëm euro. Klubi i ka ofruar 3 milionë e gjysëm euro në sezon, për të nënshkruar kontratën e re, por Calhanoglu kërkon jo më pak se 5 milionë euro.

Momentalisht rinovimi ka ngecur, deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkët. Calhanoglu është duke luajtur sezonin e tij të katërt me kuqezinjtë, që nga koha e transferimit të tij që nga Bayer Leverkusen, në vitin 2017.

Calhanoglu po kalon një formë të shkëlqyer kohët e fundit dhe interesimi për të është rritur. Pas tij janë shumë klube brenda dhe jashtë Italisë. Më i interesuari mbetet Manchester United dhe për klubin aglez, kërkesat e turkut janë lehtësisht të pranueshme./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore