Sport

Milan-i pas Fikayo Tomori-t


Klubi italian i Milan-it është në kërkim të një qendërmbrojtësi, pas problemeve të shfaqura në këtë repart. Tashmë me Leo Duarte-n e larguar drejt Turqisë, një mbrojtës i ri është i domosdoshëm. Emri më i ri që shfaqet në kampin e kuqezinjëve është ai i futbollistit të Chelsea-s, Fikayo Tomori-t.

Tomori luan përveçse në qendër të mbrojtjes dhe në krahun e djathtë.

23-vjeçari nuk po gjenë hapsirat e duhura në ekipin e Frank Lampard-it dhe largimi është një opsion i mundshëm.

Dhe vetë Lampard është shprehur për lojtarin:

“Situata me Fikayo është e hapur për momentin. Ekziston një mundësi që ai mund të huazohet për të marrë lojëra diku tjetër ”

Por Milan-i do bëjë ofertën zyrtare për lojtarin, vetëm në rast se nuk arrin që të marri Mohamed Simakan-in nga Strasbourg-u.

Për Simakan-in ka interest të madh nga shumë ekipe, sidomos në Bundesligë.

Kuqezinjtë duke parë vështirësitë, për transferimin e Simakan-s, kanë zgjedhur Tomori-n si alternativ për momentin./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore