Milan-i e ka nisur Vitin e Ri me të njëjtin marsh, ku e la në 2020. Kuqezinjtë duken si një makineri që shtypin këdo që u del përpara dhe janë skuadra e vetme në pesë ligat më të forta të Europës, që nuk kanë pësuar humbje.
Ndeshjen e fundit, Milan-i arriti të fitonte 0-2, në përballjen me Benevento-n dhe pse që nga minuta e 33’ ishte me 10 lojtarë në fushë, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Sandro Tonali-t.
Fillimisht kuqezinjtë do të kalonin në avantazh me anë të mesfushorit, Franck Kessie, që shëndroi në gol një penallti të fituar nga Ante Rebic.
Rafael Leao, në pjesën e dytë të takimit do të mendonte për të vulosur fitoren e Milan-it, në këtë sfidë.
Pas 15 javësh, Milan-i e gjenë veten në vendin e parë të Serie A, pas gati një dekade munges, në këtë pozicion, me 37 pikë, një pikë më shumë se Inter-i i vendit të dytë.
Ajo që bie më shumë në sy është ecuria pozitive e Milan-it, që nuk njeh humbje në Serie A, në 15 javë, kanë 11 fitore dhe katër barazime, por kjo ecuri ka vazhduar që nga sezoni i kaluar, pas rifillimit të futbollit nga mbyllja e shkaktuar nga pandemia e Covid-19.
Sfida e nesërme përballë Juventus-it, do të jetë prova e vërtet për Milan-in, të cilën nëse arrijnë që ta fitojnë do të jenë pretendentët kryesorë për titullin e Serie A./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
O’Brien i kërkoi “përparim urgjent” për Asociacionin, Kurti s’e përmend askund
-
“Afera e ambalazhuesve”, Selmanaj: Prokuroria urgjentisht të fillojë çmontimin e kësaj skeme korruptive dhe kriminale
-
Miliarderët e botës duhet të paguajnë minimalisht 2% taksë mbi pasurinë, thonë ministrat e G20
-
SPAK nuk fillon procedim për Bardhin, pas kërkesës nga Olsi Rama