Sport

Milan-i nuk dorëzohet për Ziyech, ofron dy lojtarë në këmbim të tij


Hakim Ziyech ishte afër transferimit te Milan-i në afatin kalitmar të verës.

Transferimi i tij nuk ndodhi, megjithatë kuqezinjtë do të tentojnë ta afrojnë futbollistin maroken në afatin kalimtar të dimrit.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, kampionët e Italisë do të nisin në janar një tjetër ofensivë për lojtarin e kombëtares së Marokut, i cili luan si sulmuesi i djathtë, por edhe si mesfushor ofensiv.

Klubi italian pritet të “sakrifikojë” Ballo Toure dhe Yacine Adli për të siguruar shërbimet e Ziyech.

Ky i fundit nuk është i përfshirë në formacionin titullar te blutë e Londrës, andaj edhe ai e mirëpret një lëvizje jashtë Chelsea-t.

Kujtojmë që Ziyech është pjesë e Chelsea-t që nga vera e vitit 2020, kur u ble nga Ajax-i për shumën e 40 milionë eurove.

Deri më tani, ai ka luajtur 92 ndeshje me fanellën e kaltër, prej të cilave ka shënuar 14 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore