Sport

Milan-i nënshkruan marrëveshje me BMW


Milan-i ka nënshkruar marrëveshje sponsorizimi me BMW. Marka gjermane e prodhimit të makinave do të jetë pjesë e partnerëve Premium të klubit.

Casper Stylsving-u, kryeshefi i financave të Milan-it, foli rreth marrëveshjes për SportBusiness.

“Ne kemi qenë në kontakt me BMW për disa kohë. Këto marrëveshje nuk bëhen brenda ditës dhe kërkojnë përkushtim, kujdes dhe vëmendje të vazhdueshme. Që nga takimi ynë i parë me ekipin e BMW, e dinim se kishim shumë gjëra të përbashkëta dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen”, tha Stylsvig-u.

BMW bashkohet me Skrill, Banco BPM dhe EA Sports në nivelin e partnerëve Premium. Që do të thote se është niveli i dytë i rëndësisë së sponsorizimit në klub, pas dy sponsorave kryesorë, Puma dhe Emirates.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore