Përballje

Milan-i mposht Juventus-in dhe siguron një vend në zonën Champions


Milan-i e ka mposhtur Juventus-in me rezultat 0:1 në ndeshjen xhiros së parafundit në Serie A.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 40-të me anë të sulmuesit veteran të tyre, Olivier Giroud, i cili shënoi një gol shumë të bukur me kokë pas harkimit të Davide Calabria-s.

Deri në fund, u zhvillua një lojë në përgjithësi e hapur, por nuk pati raste shumë të mira për t’u ndryshuar rezultati.

Falë kësaj fitoreje (por edhe të barazonte apo mos të humbiste me tre gola diferencë), Milan-i tani siguron një vend në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, ndërsa janë plotësuar të gjitha vendet e katërta.

Kuqezinjtë kanë 67 pikë në vendin e katërt, gjashtë më shumë se Atalanta e vendit të pestë. Ndërsa Juventus është në vendin e shtatë me 59 pikë.

Ndeshjen e fundit, kuqezinjtë do ta zhvillojnë në shtëpi përballë Hellas Verona-s në shtëpi më 4 qershor, ndërsa Juventus do të jetë mysafir i Udinese-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore