Sport

Milan-i kryeson Serinë A edhe për penallti në favor


Skuadra e Milan-it nuk kryeson vetëm Serinë A, me pikë, por edhe në një tjetër aspekt. Pas 20 javësh, Milan-i është në krye të ekipeve të Serisë A edhe për penallti në favor. Plot 14 penallti janë akorduar për kuqezinjë, si askush tjetër.

Juventus-i, Sassuolo dhe Roma janë ndjekesit më të afërt të Milan-it, me nga pesë penallti. Më pas vijnë Sampdoria, Benevento, Lazio, Crotone dhe Inter-i me nga katër penallti në favor.

Cagliari, Hellas Verona, Napoli, Spezia, Fiorentina, Torino dhe Atalanta kanë marrë nga tre penallti në favorë. Në fund qëndrojnë Genoa dhe Parma, me nga një penallti pro.

Milan-i ka shënuar 10 gola nga 14 penalltit që ka marrë në favorë. Kanë shënuar, gjashtë gola Franck Kessie, tre Zlatan Ibrahimoviç-i dhe një Hakan Çalhanoglu. Tre penallti ka humbur Ibra dhe një Kessie.

Përkatësisht Milan-i ka marrë tre penallti kundër Bologna-s (në dy ndeshje), dy i ka realizuar dhe një e ka humbur. Dy penallti kundër Fiorentina-s, një gol dhe një e humbur. Nga një penallti kundër Cagliari-t, Torino-s, Benevento-s, Lazio-s, Sampdoria-s, Hellas Verona-s, Roma-s, Inter-it dhe Crotone-s. Në ndeshjet me Hellas Verona-n dhe Inter-in i kanë humbur penalltitë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore