Sport

Milan-i kërkon dhe dy përforcime në merkaton e janarit


Skuadra e Milan-it është duke kërkuar edhe dy përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit. Pas afrimit të Mario Mandzukiç-it dhe Soualiho Meite-s, bordi drejtues ka hedhur vëmendjen te mbrojtja. Emrat më të lakuar të momentit janë ata të Junior Firpo-s së Barcelona-s dhe Fikayo Tomori-t të Chelsea-s.

Tomori kërkohet si alternativ në qendër të mbrojtjes, pas largimit të Leo Duarte-s. Futbollisi i Chelsea-s nuk po gjenë shumë hapësira tek blutë e Londrës dhe është i hapur për një largim. Këtë sezon Tomori ka vetëm katër paraqitje në të gjitha kompeticionet me Chelsea-n.

Firpo është në sezonin e dytë te Barcelona, që pas mbërritjes nga Real Betis-i. I marr për të zvendësuar Jordi Alba-n, lojtari nuk ja doli të përmbushte pritshmëritë. Largimi është opsion i mundshëm për 24-vjeçarin, që luan si mbrojtës i majtë./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore