Sport

Milan-i gjen pasardhësin e Kessie në Francë


Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie, ka kontratë me Milan-in deri në fundin e këtij sezoni. Lojtari dhe klubi nuk kanë akoma dakordësi për kontratën e re.

Mesfushori kërkon pagë më të lartë se ajo që i ofron klubi. 5 milionë euro ofron Milan-i dhe 7 milionë euro kërkon Kessie.

Pas Kessie-s janë vënë Barcelona, Real Madrid-i, Tottenham-i, Manchester United dhe PSG-ja. Duke parë vështirësinë që ka në rinovimin e Kessie-s, Milan-i po kërkon zëvendësuesin e tij.

Emri më i ri që ka dal në kampin milanist është ai i mesfushorit të Marseille-s, Bobacar Kamara. 21-vjeçari është një rast i ngjashëm me Kessie-n. Edhe atij i përfundon kontrata në verën e ardhshme.

Kamara është lojtar që luan si në mesfushë, ashtu edhe në qendër të mbrojtjes. Duke qenë një xhol për ekipin. Ai aktivizohet edhe me Kombëtaren e Francës U-21.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore