Sport

Milan-i fiton “dramën” ndaj Fiorentina-s


Milan-i ia ka dalë me shumë vështirësi ta mposhtë Fiorentinën, duke fituar me rezultat 2:1 në ndeshjen e javës së 15-të në Serie A.

Kuqezinjtë e gjetën shumë shpejtë golin e epërsisë, kur Rafael Leao bëri një kalim të mirë në zonën e Fiorentina-s dhe e mposhti i vetëm portiern.

Goli i Rafael Leao-s

Menjëherë në aksionin pasardhës, Fiorentina pati një rast të mirë për ta barazuar rezultatin, por goditja e Ricardo Saponara-s fillimisht u devijua nga portieri i Milan-it, pastaj u ndal në shtyllë.

Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan. Antonin Barak barazoi shifrat në minutën e 28-të, falë edhe një devijimi nga mbrojtja e Milan-it.

Në 45 minutat e dytë, dy skuadrat zhvilluan një lojë me ritëm më të lartë, derisa u shënua një gol.

Ishte minuta e 50-të e takimit kur Giroud shpërdoroi një mundësi të mirë, pasi goditja e tij përfundoi drejt e në Pietro Terraccainon.

Në minutën e 60-të, Fioretina kërkoi penallti pasi Ikone u rrëzua në zonë, por VAR-i bëri të ditur se nuk kishte kontakt.

Rafael Leao lëshoi disa mundësi të mira, ku njëra ndër to ishte kur gjendej përballë portës së Fiorentina-s, ai e gjuajti topin mbi portë.

Por, heroi i Milan-it në këtë ndeshje doli të ishte lojtari kundërshtar Niklola Milenkovic që realizoi auto-gol në minutën e 90+3-të

Pas javës së 15-të, Milani gjendet në vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa në xhiron e 16-të do të takohen me Salernitanan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore