Sport

Milan gjen mbrojtës të ri te Corinthians


Pasi nuk mundi të siguronte shërbimet e Sven Botman, Milan-i është duke kërkuar për një qendërmbrojtës të ri në treg.

Ditën e djeshme Botman u zyrtarizua si lojtari më i ri i skuadrës angleze të Newcastle. Holandezi, prej kohësh, ishte një objektiv i Milan-it.

(Photo by Ricardo Moreira/Getty Images)

Pasi humbën mundësinë për të nënshkruar Botman, sytë e kuqezinjve janë hedhur nga Brazili.

Sipas gazetarit sportiv, Ekrem Konur, kuqezinjtë synojnë transferimin e Raul Gustavo-s nga Corinthias. 23-vjeçari ka edhe dy vite kontratë me klubin. Kartoni i tij vlerësohet 3 milionë euro.

Këtë sezon, ai është paraqitur në 20 ndeshje në të gjitha garat me skuadrën nga vendlindja e tij, ku ka realizuar dy gola dhe nje asist.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore