Sport

Milan, fitore shprese


Janë tetë pikë larg Inter-it me një ndeshje më shumë të zhvilluar, por Milan ende mund të shpresoj.

Shpesh herë kampionatet e mëdha na kanë treguar që mund të marrin kthesa të mëdha në fund të sezonit.

Me Inter-in që viziton Napoli-n sonte, gjithçka duket e mundur.

Milan po shkon sigurt drejtë zonës Champions, duke mos e humbur asnjëherë shpresën dhe ëndrrën për titullin.

Kuqezinjtë marrin një fitore të mëdha në një ditë kur rivalet e tyre luajnë ndeshje direkte.

Përveç Napoli – Inter, sot zhvillohet edhe Atalanta – Juventus, që në një mënyrë apo tjetrën, do t’i ndihmoj Milan-it.

Skuadra e Pioli-t fitoi 2-1 përballë Genoa-s në ndeshje e parë të ditës.

Rebic hapi ndeshjen në minutën e 13-të duke shfrytëzuar asistimit e Kalulu-t.

Pjesa e parë u mbyll me shifra të barabarta, me ish-milanistin, Mattia Destro që shënoi golin për 1-1.

Pak para minutës së 70-të, Scamacca shënoi në portën e gabuar, për t’i dhënë Milan-it epërsinë 2-1.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, me kuqezinjtë që morrën tre pikë shumë të vlefshme.

Tani, të zgjedhurit e Pioli-t i presin të qetë ndeshjet direkte të rivalëve të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore