Përballje

Milan fiton lehtë, Napoli ndalet nga Spezia


Milan ka marrë përsëri vendin e dytë në tabelë, derisa Napoli ka bërë një tjetër hap të gabuar, këtë herë si vendase e Spezia-s.

Derisa Milan ishte mysafire te Empoli i Nedim Bajramit.

Futbollisti kuqezi në fakt në këtë ndeshje do të thoshte fjalën e tij, por jo mjaftueshëm që Empoli të dal me pikë nga takimi.

Ndeshja nis mirë për të dy skuadrat, që gjetën golin brenda 20 minutave të para.

Fillimisht Milan ishte në epërsi, me golin e Kessie-t në minutën e 12-të, mirëpo, gjashtë minuta më vonë, Nedim Bajrami barazoi në 1-1.

Pas golit të Empoli-t, Milan morri menjëherë kontrollin e ndeshjen dhe e gjeti epërsinë pak para përfundimit të pjesës së parë.

Autor i golit ishte përsëri Kessie, për të dytin personal.

Me epërsi, Milan e kishte shumë më të lehtë që të kontrollonte pjesën e dytë.

Në minutën e 63-të, golin e parë me fanellën kuqezi e gjeti Alessandro Florenzi.

Theo Hernandez në minutën e 70-të shënoi për 1-4, derisa Pinamonti me penallti vulosi rezultatin përfundimtar 1-4.

Milan me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë me 42 pikë, katër më pak se Inter – kurse Empoli mbetet e dhjeta me 27.

Napoli në anën tjetër, u shokua nga Spezia brenda në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Skuadra e Spalletti-t po e dominonte takimin, por asnjëherë nuk arriti afër golit, edhe pse golin e shënuan ata.

Juan Jesus, tetë minuta para se të mbyllej pjesa e parë, shënoi për 0-1.

Përkundër tentativave të shumta, deri në fund nuk ndryshoi asgjë dhe Napoli humbi tri pikë të arta nga Spezia.

Ata tani mbeten në vendin e tretë me 39 pikë, shtatë më pak se liderët e Inter-it.

Spezia largohet me pesë pikë nga Genoa e vendit të 18-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore