Përballje

Milan dhe Manchester United takohen pas 11 vjetësh, reagon Stefano Pioli


Shorti i hedhur të premten në Nyon të Zvicrës, bëri që të përsëri të shijojmë një super përballje pas 11 vitesh.

Milan dhe Manchester United do të përballen në Ligën e Evropës, në kuadër të 1/8-ve të finales së kësaj gare.

Këto dy skuadra, në fazat e eliminimit direkt janë përballur gjithsej 10 herë, në të cilat nga pesë fitore ka secila skuadër.

Mirëpo sa i përket eliminimit, italianët mund të krenohen sepse katër herë arritën që t’i eliminonin anglezët, kundrejt një here që “kuqezinjtë” e pësuan nga “djajtë e kuq” në ndeshjet e fundit të zhvilluara  para 11 vitesh.

Në këte fazë, skuadra italiane erdhi me shumë vështirësi, e cila vetëm falë një goli të shënuar më shumë në fushën e mysafirit, arriti që të kualifikohet nga skuadra serbe Crvena Zvezda, pasi që dy ndeshjet përfunduan në barazim 2:2 në Beograd dhe 1:1 në Milano

Kurse Manchester United e mposhti me lehtësi Real Sociedadin me rezultat të përgjithshëm 4:0.

Menjëherë pas shortit ka reaguar edhe trajneri i Milanos, Stefano Pioli i cili foli për kundërshtarët e tyre.

“Do të jetë një ndeshje stimuluese dhe motivuese për ne, do të përballemi me favoritët më të mëdhenj të këtij kompeticioni” tha trajneri Pioli për agjencinë e lajmeve ANSA.

“Do të jetë një ndeshje më një kundërshtar dhe një stadium që kujtojnë momente të lavdishme në historinë tonë” përfundoi ai.

Kujtojmë që ndeshja e parë do të zhvillohet më 11 mars në stadiumin “Old Traford” në Angli, kurse pas shtatë ditësh ndeshja e kthimit do të luhet në Milano.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore