Sport

Milan dhe Juventus në ndjekje të mesfushorit të Romës


E lëshoi të ikte vetëm për 5 milionë euro te Benfica, e tani është në garë për ta transferuar.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Romës, Bryan Cristante, të cilin Milan-i është duke kërkuar ta transferojë gjatë këtij afati kalimtar veror.

Megjithatë, kuqezinjtë duhet të mposhtin konkurrencën e Juventus-it për transferimin e futbollistit italian.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, Milan-i dhe Juventus-i kanë kërkuar më shumë informacione te Roma për Cristante-n, të cilin duan ta afrojnë në skuadër gjatë kësaj vere.

Mediumi italian thekson se futbollisti 27 vjeçar iu ka mbyllur derën, duke thënë se dëshiron të qëndrojë te Roma.

Në sezonin e fundit, ai pati paraqitje shumë të mira me skuadrën e Jose Mourinho-s, ku ishte një prej lojtarëve më të përdorur në formacionin e “Special One”.

Cristante bëri në total 49 paraqitje me fanellën e Romës në të gjitha garat, duke luajtur për 3783 minuta, ku shënoi tre gola dhe dhuroi dy asistime.

27 vjeçari gjithashtu numëron edhe 27 ndeshje zyrtare me kombëtaren e Italsië, prej të cilave ka shënuar dy gola.

Ndërkaq, ai është produkt i akademisë së Milan-it, i cili përveç tjerash, ka luajtur edhe për Atalanta-n dhe Palermon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore