Sport

Milan apo PSG: Dilema e Leao-s për të ardhmen e tij


Sulmuesi portugez, Rafael Leao është gati të drejtojë skuadrën drejt një sezoni të ri ku synimi do të jetë të provojë të përsërisë suksesin e arritur vetëm pak muaj më parë.

Prej tij Massara dhe Maldini presin golat vendimtare dhe lojërat më të mira të kampionatit, dhe [p ashtu presin bisedimet për të rinovuar kontratën e portugezit, raporton gazeta italiane calciomercato.

Milani është ende i bindur se mund të zgjasë marrëveshjen me Leao-n, duke ditur gjithashtu faktin se do të duhet një ofertë prej 7 milionë eurosh për t’iu afruar kërkesave të agjentëve portugez.

Loja e hapur por të mbyllet sa më shpejt sepse është PSG që nuk i lë të qetë Milan-in.

Nga Franca ata tregojnë se janë të vendosur për të bërë një përpjekje për Rafael-in.

Për momentin nuk ka kufij për të hapur një diskutim, Milani nuk dëshiron ta shesë Leao-n dhe i referohet klauzolës 150 milionëshe.

Atëherë do të jetë e nevojshme të shpejtohen procedurat për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore