Tokyo 2020

“Mike Tyson” i Lojërave Olimpike, përpiqet të kafshojë kundërshtarin


Youness Baalla, boksieri i peshave të rënda nga Maroku është ndeshur me David Nyika të Zelandës së Re në raundin e të 16-ve.

Marokeni ishte duke humbur në raundin e tretë dhe të fundit, ndërkohë që u përpoq të kafshonte veshin e kundërshtarit, një veprim që të rikthen pas në kohë, pikërisht kur Mike Tyson kafshonte veshin e Evander Holyfield-it 24 vite më parë.

Arbitri nuk e pa veprimin e Baalla-s, por gjithësesi ai u eleminua pasi u mund 5-0.

Pas ndeshjes, Nyika e pranoi tentativën e Baalla-s për ta kafshuar, por tha se ai nuk kishte mundur ta kafshonte plotësisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore