Bota

Mijëra protestues në rrugët e Mianmarit, pas bastisjeve të forcave të sigurisë gjatë natës


Nё një video me xhirim të drejtpërdrejtё, të postuar në median sociale Facebook, shihet policia teksa hedh gaz lotsjellës dhe granata marramendëse, në qytetin Lashio në rajonin verior të Shan, tё Myanmr-it.

Një dëshmitar tha se policia hapi zjarr në një protestë qё po zhvillohej në tempullin historik të qytetit Bagan. Megjithatё, sipas tij nuk ishte e qartë nëse ata po përdornin plumba gome apo municion të vёrtetё.

Kёto janё pamjet qё vijnё sot nga shteti i Myanmar-it, ku dhjetëra mijëra kanё zbarkuar në rrugët e vendit nё një nga ditët më të mëdha të protestës. Duket se as sulmet e forcave tё sigurisё gjatё natёs, nuk i kanё ndaluar qytetarёt tё prijnё në qytetin kryesor të Yangon-it, kundër grushtit të shtetit, të muajit të kaluar.

Ndёrkohё, The Guardian ka raportuar se nuk ka patur raportime pёr viktima. Ndёrsa, protestat në gjysmë duzinë të qyteteve të tjera ishin paqësore.

Pjesëmarrja më e madhe, sipas The Guardian ishte në qytetin e dytë të Myanmar, Mandalay. Aktivistët u ulën në gjunjё duke mbajtur dy minuta heshtje për nder të njerëzve të vrarë nga policia dhe ushtria.

Nga ana tjetёr, në fshatin Kyauktada, tё qytetit Yangoon u arrestuan të paktën tre persona, bazuar nё deklaratat e banorëve.

Kombet e Bashkuara kanë raportuar, se forcat e sigurisë kanë vrarë më shumë se 50 njerëz qё kur ushtria përmbysi dhe arrestoi udhëheqësin e zgjedhur, Aung San Suu Kyi më 1 shkurt

Më shumë se 1 mijё e 700 njerëz ishin arrestuar nga junta deri ditёn e shtunë, sipas shifrave të Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë(AAPP).

“Të arrestuarit u goditën me grushte dhe shqelma. U rrahёn me shkopinjtё e policisё dhe më pas u tërhoqën në automjete. Forcat e sigurisë hynë në zonat e banuara dhe u përpoqën të arrestonin protestues të mëtejshëm. Ata qëlluan në shtëpitë, duke shkatërruar shumë prej tyre”, tha AAPP.

Autoritetet e Myanmar, deklaruan të shtunën se kishin zhvarrosur trupin e 19 vjeçares, Kyal Sin. 19 vjeçarja, ikonë e lëvizjes protestuese, u qëllua për vdekje në Mandalay, ditёn e mërkurë. Televizioni, MRTV i drejtuar nga shteti, tha se një hetim kirurgjikal tregoi se nuk ishte vrarë nga policia. Sipas tyre, njё lloj tjetёr predhe u gjet në kokën e saj dhe goditja kishte ndodhur nga prapa. Ndërsa policia ishte përpara.

Megjithatё, disa fotografi kanё treguar se koka e saj ishte kthyer nga forcat e sigurisë disa çaste para se të vritej. Kundërshtarët e grushtit të shtetit nga ana tjetёr, akuzojnё autoritetet se po pёrpiqen tё fshehin vrasjen.

Vrasjet kanë tërhequr zemërim veçanёrisht në perëndim, si dhe janë dënuar nga shumica e demokracive në Azi. Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj juntës. Kina, megjithatë, ka thënë se përparësia duhet të jetë stabiliteti dhe se vendet e tjera nuk duhet të ndërhyjnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore