Lajme

Mijëra njerëz kalojnë natën jashtë pas tërmetit në Greqi


Pas tërmetit të fuqishëm, 6 ballë që goditi Greqinë, në afërsi të Larisës, qytetarë të shumtë e kaluan natën jashtë shtëpive të tyre. Tërmeti dëmtoi shumë shtëpi dhe institucione publike.

Autoritetet vendosën çadra në një stadium në Damasi, ndërkohë që familjet u furnizuan me ushqim nga vullnetarët.

Menjëherë pas tërmetit mijëra qytetarë të frikësuar, nxituan për të dalë nga shtëpitë dhe zyrat ku ndodheshin.

Kamionë të shumtë shpërndanë çadra të mbrojtjes civile greke. Ushtria ndihmoi në vendosjen e tyre. Banorët improvizuan kampe, pranë fshatit të Damasi-t në Greqinë Qendrore.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore