Gatimi

Midhje me kus-kus, zgjedhja e fundjavës


Midhjet janë produkte fantastike të detit, sepse janë plot shije dhe shumë të lehta për t’u gatuar. Provoni t’i kombinoni me kus-kus, gjithashtu fantastik në shije. Receta përmban përbërës që janë burime të proteinave, vitaminës C, vitaminës B12, manganit dhe selenit.

Përbërësit: 1 kg midhje, 250 gr kus-kus, 125 ml buljon peshku, 1/2 gotë verë e bardhë, 2 domate, 1 spec djegës i kuq, 1/2 spec jeshil, 2 qepë të njoma, 2 thelpinj hudhre, 1 tufë majdanoz, 70 ml vaj ulliri, kripë piper.

Përgatitja

Vendosim në një tenxhere buljon peshku dhe e lëmë të marrë një valë.

E heqim nga zjarri dhe shtojmë kus-kus-in. E mbulojmë me qese mbështjellëse për ushqime dhe e lëmë të fryhet për 15 minuta.

Në një tenxhere vendosim qepën e grirë dhe hudhrat. Më pas shtojmë verën dhe midhjet, bashkë me guaskën. I lëmë për 15 minuta.

Pasi të jenë hapur midhjet, e vendosim masën bashkë me lëngun e krijuar te ena e kus-kus-it.

Shtojmë specat dhe domatet e grira në kube. Grijmë hollë majdanozin dhe e shtojmë në enë. Hedhim kripë dhe piper.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore