Gatimi

Midhja, produkti ekonomik që i jep shije pjatës


Midhjet konsiderohen e ardhmja e industrisë së produkteve të detit në Shqipëri.

Ato janë të pasura me proteinë që është përgjegjëse për shumë prej funksioneve qelizore të organizmit. Duke i dhënë qelizave mbështetje strukturore për formën, komunikimin dhe ndërveprimin e shëndetshëm.

Midhjet janë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga artriti dhe azma. Ato luftojnë inflamacionin që është shkaktar për sëmundje të tilla që prekin shumë njerëz. Çmimi i tyre ekonomik, na mundëson larmi gatimesh. Më poshtë është varianti më i thjeshtë i njërës prej përgatitjeve.

Përbërësit: 1 kg midhje, 5 thelpi hudhër, 1 spec djegës, 1 tufë majdanoz, 2 limonë, vaj ulliri

PËRGATITJA

Pastrojmë midhjet dhe i lajmë disa here, sa më mirë.

Në tigan, me vaj ulliri, shtojmë hudhrat, specin dhe limon të prerë në feta. Më pas shtojmë midhjet dhe i lemë të ziejnë duke i trazuar herë pas here. I vendosim kapak dhe i lemë në zjarr deri sa midhjet të hapen por duke e tundur tenxheren herë pas here. Pasi kanë kaluar 15 minuta në zierje, janë gati për tu konsumuar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore