Teknologji

Microsoft-i errëson Word-in


Gjatë një postimi në blog, kompania teknologjike, Microsoft, ka bërë me dije se po injekton më shumë errësirë në modalitetin e errët të Word-it.

Faqja kushtuar të rejave teknologjike, Cnet, sqaron se më parë përpunuesi i fjalëve, Word, mundësonte errësimin vetëm për shiritin anësor dhe atë të mjeteve të punës, ndërkohë që faqja ku përpunohet dokumenti mbetej e ndritshme dhe me ngjyrë të bardhë.

Me përditësimin e ri të Microsoft-it edhe dokumenti në Word do të errësohet.

Cnet shpjegon se për të kryer ndryshimin e modalitetit të ngjyrës në shiritin e mjeteve të punës në Word duhet të përdoret butoni Switch Modes duke zgjedhur në menunë e opsioneve aktivizimin e një prej modaliteteve të ofruara.

“Me modalitetin e errët do rë vini re se ngjyra e faqes së bardhë tani do të jetë gri e errët. Ngjyrat brenda dokumentit gjithashtu, do të zhvendosen për të akomoduar kontrastin e ri të ngjyrave”, është shprehur Ali Forelli, menaxher i programit Word.

Ai shtoi se “ngjyrat e tjera do të zhvendosen pak për të pakësuar efektin e përgjithshëm të paletës së ngjyrave dhe pamjes vizualisht më të këndshme me sfondin e ri të errët”.

Sipas Cnet, aktualisht përditësimi është i disponueshëm për testuesit e Windows beta, mirëpo do të hapet më gjerësisht në muajt në vazhdim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore