Lajme

Mickoski: Deshën të më vrasin


Lideri i VMRO- DPMNE -së Hristijan Mickoski, gjatë një konference për media deklaroi se ka marr informacione për eliminimin e tij nga ana e pushtetit.

“Ka kohë që kam marrë informacione për eliminimin tim, të cilin e urdhërojnë autoritetet. Sonte pamë të paktën dy persona me armë zjarri të cilët ishin gati ta bënin atë. Unë askund nuk pashë policë”, tha Mickoski, raporton Klan Macedonia.

Ai shtoi se këtë skenar e ka paralajmëruar Qeveria, përkatësisht ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Mickoski bëri thirrje që protestat të vazhdojnë edhe të enjten.

Disa të shtëna me armë zjarri dhe gjuajtje të mjeteve të forta, kanë shoqëruar nisjen e protestës të kësaj të mërkure në Shkup të Maqedonisë Veriore kundër propozimit francez për të gjashtën ditë me radhë. 

Protestuesit që janë duke protestuar tash e disa ditë para Qeverisë, kanë nisur të lëvizin drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme, derisa me të mbërri tek shtatorja e Skënderbeut, janë përleshur me disa persona të tjerë.

Përmes brohortijeve “Dorëheqje”, “Tradhtarë”, protestuesit kanë djegur transparentin me deputetët e shumicës parlamentare.

Protestuesit po kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Sipas tyre, francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore