F1

Mick Schumacher mund të mbështetet tek një aleat i madh – Sebastian Vettel


Sebastian Vettel ka gjithë qëllimin e mirë për t’i dhënë dorën Mick Schumacher-it në këtë vit të parë të tij në Formula 1, ashtu si bëri dikur me të Michael.

Në një intervistë dhënë në Sky Sport UK (Mbretëria e Bashkuar), katër herë kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel, kujton sesi i ati i Mick, Michael Schumacher, e ka ndihmuar të futet në Formula 1, dhe pikërisht për këtë, kërkon të bëjë të njejtën gjë me të birin, si për të shlyer një borxh mirënjohjeje, të para shumë viteve. Në veçanti, Sebastian është shprehur “i lumtur ta ndihmojë”, por dhe ka uruar që piloti i ri “ta gjejë veten në këtë rrugë” sa më shpejt.

Vettel shprehet: “Jam akoma një fan i Michael dhe jam i lumtur ta ndihmoj me sa mundem Mick-un. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm dhe dihet që unë kam një lidhje të veçantë me të atin e tij. Është gjynah që Michael nuk mund të asistojë progresin e të birit në vitet e fundit dhe veçanërisht kalimin e tij së fundi në Formula 1. Nga ana ime, më pëlqen shumë, shkojmë mirë dhe do të jem i lumtur t’i mesojë atij gjithëshka di”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore