Sport

Mick Schumacher do të bashkohet me Haas për sezonin 2021


Mick Schumacher, djali i shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, do të garojë për ekipin e Haas-it sezonin që vjen.

Ekipi me bazë në SHBA tha se 21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë disa vjeçare. Ai do të jetë partner me rusin Nikita Mazepin.

Schumacher tha se kjo lëvizje ishte “një ëndërr e bërë realitet, një ëndërr që e kam ndjekur që kur isha tre vjeç

Ferrari, me të cilin ka një kontrat afatgjate, tha se “qëllimi përfundimtar” është që ai një ditë të ngasë për ta në Formula 1.

Schumacher do të jetë pjesë e Haas-it për të paktën dy sezonet e ardhshme.

Ferrari ka nënshkruar me Spaniard Carlos Sainz për 2021 dhe 2022, me partner Charles Leclerc, i cili ka një kontrat me Skuterin deri në 2024.

Shefi i ekipit  të Haas-it, Gunther Steiner, tha se Schumacher e kishte “fituar mundësinë” me paraqitjet e tij nëFormula 2, kampionat të cilin ai po e udhëheq duke shkuar deri në raundin final në Bahrein këtë fundjavë.

“Mundësia për të qenë pjesë e Formula 1 vitin e ardhshëm, më bënë jashtëzakonisht të lumtur” tha “fjalëpaku” Schumacher.

Schumacher falenderoi Haas-in dhe Ferrari-n për besimin që i dhanë. “Unë gjithashtu dua të pranojë dhe shpreh dashurinë për prindërit e mi. E di që u kam borxh gjithçka. Gjithmonë kam besuar se do ta realizoja ëndrrën time për Formula 1”

“Një falenderim i madh shkon për tifozët e shkëlqyer që më kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës time. Unë do të jap gjithçka, si gjithmonë dhe mezi pres të nis këtë rrugëtim në Formula 1 me Haas-in dhe tifozët”.

Debutimi i Schumacher në Formula 1, vitin e ardhshëm do të vijë në 30 vjetorin e hyrjes së babait të tij në këtë sport, në Çmimin e Madh të Belgjikës në 1991.

Michael Schumacher kishte një karrier të shkëlqyer, e cila përfundoj me atë që ishte piloti më i suksesshem i të gjitha kohërave në Formula 1, me 91 fitore dhe shtatë Kampionate Botërore.

Britaniku, Lewis Hamilton, këtë vit ka tejkaluar rekordin e fitoreve dhe ka barazuar numrin e kampionateve.

Gjendja mjekësore e Michaelit nuk dihet që pas aksidentit që pësoj në ski në 2013, ku pësoj dëmtime të rënda në kokë. Që atëher 52-vjeçari nuk është parë më në publik.

Karriera e djalit të tij është drejtuar me kujdes nga familja dhe ish-menaxherja e Michaelit, Sabine Kehm, për ta dërguar drejt garave të motorsportit dhe duke mbajtur interesin e pashmangshëm të publikut larg tij, sa më shumë të jetë e mundur.

Por vëmendja ndaj tij ka qenë e madhe, që kur ai u shfaq para syve të publikut, në Çmimin e Madh të Belgjikës në 2017, duke bërë një demostrim me makinën me të cilën i ati fitoi titullin e Formula 1 në 1994.

Schumacher tha të mërkurën; “Është e qartë që kam qenë në qendër të vëmendjes që në moshë shumë të re, për shkak të sportit që bëj dhe dua, dhe ndoshta më shumë se zakonisht”.

“Sidoqoftë, është diçka që unë jam në gjendje të mësohem. Unë jam i aftë ta përballoj dhe rezulatet e tregojnë këtë. Unë do të bëjë të njëjtën gjë si zakonisht dhe do të përpiqem të mbaj të njëjtin ritëm”.

Schumacher ka thën se krahasimet në të kaluaren me babain e tij, s’kanë qenë kurrë një problem për të dhe e përshkruan Michael si idhullin e tij dhe një njeri shumë special.

Schumacher tha; “Është e mahnitëshme të garosh në të njëjtin sport, është një sport që ne e duam aq shumë dhe është mahnitëse ta njohësh sportin nga brenda dhe të jesh në gjendje të ndjekësh të njëjten rrugë”.

“Dhe më në fund po arrij qëllimin tim, të gjithë e kanë qëllim Formula 1, të jesh një nga ata 20 pilot është diçka e pabesueshme. Unë thjesht jam paksa i hutuar dhe i lumtur njëkohësisht që do të konfirmohem dhe që do të qëndroj në startin e garës vitin që vjen”

Schumacher tha se kishte përzgjedhur numrin 47 në Formula 1, për shkak të një përzierje qesharake të gjërave.

Ai tha se katra ishte numri që ai mbante kur fitoi Kampionatin Europian të Formula 3 në 2018, shtata është nje numër që është “afër meje”, praktikisht sepse është numri i kampionateve që babai i tij fitoi dhe gjithashtu është numri i arritur kur shtoni datat e lindjes të të gjithë anëtarëve të familjes së tij.

Ai fitoi titullin Europian në Formula 3, në vitin e dytë në këtë kategori, bëri debutimin në Formula 2 sezonin e kaluar, duke fituar Çmimin e Madh të Hungarisë dhe deri tani në 2020 ka fituar dy gara.

Schumacher është 14 pikë larg britanikut, Callum Ilot, me dy gara për të shkuar në raundin e kësaj fundjave në Çmimin e Madh të Sakhir në Bahrein.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore