Momente

Mick Schumacher: “Çdo xhiro është e çmuar në Fiorano”


Në pistën e Fiorano-s, Mick Schumacher tregon të gjitha emocionet e tij pas ditës së parë: “Ato janë teste veçanërisht të rëndësishme për mua, qoftë sepse do të ketë pak prova të tjera të planifikuara këtë vit, por edhe sepse unë ngas një Ferrari. Dua të jem i përgatitur mirë, gjithmonë kam ëndërruar që të vijë ky moment”.

Pas Charles Leclerc dhe Carlos Sainz ishte radha e Mick Schumacher, në pistën e Fiorano-s. Piloti gjerman, i cili do të bëjë debutimin e tij në Kampionatin Botëror 2021, përshkruan përshtypjet e tij të para pas provës së të enjtes në pistë. “Këtë vit kemi shumë pak teste para-sezonale, kështu që këto teste në Fiorano janë veçanërisht të rëndësishme për mua. Duke ngarë një Ferrari, këto prova bëhen edhe më të veçanta. Çdo kilometër në makinë është i çmuar me një makinë të Formula 1”, shpjegon Mick Schumacher për mediat e F1.

“Ndihem gati. E kam ëndërruar këtë moment gjithë jetën time. Tani që kam shansin për të debutuar në F1, dua të bëj më të mirën time për ta filluar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme – shton Mick Schumacher – Fiorano padyshim një nga vendet më të veçanta për mua. Isha fëmijë kur hipi babai im erdhi për herë të parë këtu”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore