Bota

Michelle Obama shpreh simpatinë ndaj Meghan-it lidhur me çështjen e racizmit


Michelle Obama gjatё kohёs kur shёrbente si zonjё e parё, duke pozuar me nxënës të klasave të treta në Shkollën e Komunitetit Ferebee-Hope, në Washington-in juglindor, 13 maj 2009

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama, ka thënë se “nuk u befasua” pasi dëgjoi Dukeshën e Sussex, qё fliste për racizёm, në intervistën e fundit televizive.

Zonja Obama foli lidhur me intervistën e Meghan dhe Harry me Oprah Winfrey në emisionin Today, të NBC.

Meghan dhe Harry u shprehën rreth një sërë temash personale, përfshirë racizmin dhe shëndetin mendor.

Gjatё bisedёs, dukesha e Susexx tha se Harry ishte pyetur nga një anëtar i familjes mbretërore -emrin e tё cilit nuk e bёri publik-sesa “e errёt” mund të ishte lëkura e djalit të tyre Archie.

Pallati Buckingham tha se çështjet e racizmit të ngritura nga Meghan, 39 dhe Harry, 36 vjeç ishin “shqetësuese” dhe do të “merreshin shumë seriozisht”.

Kur Michelle Obama – e cila kaloi tetё vite nё Shtёpinё e Bardhё, kur burri i saj Barack Obama ishte president i SHBA – u pyet se çfarё kishte menduar teksa kishte ndjekur bisedёn e sinqertё tё Meghan dhe Oprah, tha se “shumica e njerёzve nuk e kuptojnё dhe as nuk kanё pёrse nё fakt, se tё jesh pjesё e shёrbimit publik do tё thotё tё jesh nё qendёr tё vёmendjes. Unё “gjithmonё i kujtoj vetes se aty je pёr t’i shёrbyer popullit”.

Ish-zonja e parё, 57 vjeç, u pyet për momentin kur Meghan i tha Oprah se kishte “përjetuar racizëm”.

“Siç thashë më parë, raca nuk është diçka e re në këtë botë për njerëzit me ngjyrë, kështu që nuk ishte një befasi e plotë kur dёgjova ndjenjat e saj”, u përgjigj zonja Obama.

Në një intervistë të veçantë me Access Hollywood, zonja Obama tha se shpresonte që Meghan dhe Harry të gjenin një mënyrë për t’u pajtuar me familjen mbretërore.

“Shpresa ime është që, kur mendoj për atë që po kalojnë, mendoj për rëndësinë qё ka familja dhe thjesht lutem që të ketë falje, qartësi, dashuri dhe zgjidhje tё situatёs në një moment tё caktuar”, tha zonja Obama.

Michelle nisi një numër iniciativash gjatë kohës së saj në Shtëpinë e Bardhë, me fokus të veçantë në ushqimin dhe shëndetin e fëmijëve.

Aktualisht po promovon serialin e saj tё gatimit pёr fёmijё nё Netflix, Waffles + Mochi.

Javën e kaluar u shpreh se po “shihte kah pensionit”, duke qenë selektive me projektet që merrte përsipër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore