Sport

Michael Jordan, legjendë brenda dhe jashtë fushës së basketbollit


Michael Jordan jo vetëm që konsiderohet gjerësisht si basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave, por ai është gjithashtu një biznismen shumë i suksesshëm, pas themelimi të markës “Jordan”.

Legjenda e basketbollit amerikan fitoi gjashtë kampionate të NBA me Chicago Bulls mes viteve 1991 dhe 1998 dhe vazhdon të jetë një figurë frymëzuese për shumë njerëz.

Suksesi i tij në fushë në NBA, si dhe marrëveshja e tij me Nike-n, e radhit atë si një nga sportistët më të suksesshëm në botë edhe jashtë basketbollit.

Cila është marrëveshja e Michael Jordan me Nike?

Vlerat aktuale e aseteve që posedon Michael Jordan janë gjithsej rreth 1.6 miliardë dollarë.

Në vitin 1984, ai nënshkroi një kontratë me Nike, pasi marka amerikane ra dakord për një angazhim paraprak prej 250,000 dollar dhe linjën e tij të atleteve.

Në atë kohë, Nike ishte një kompani e re që po përpiqej të konkurronte me Converse dhe Adidas, por ata përfituan kur Converse dështoi të pajtohej me kërkesat e Jordan.

Vetëm atë vit, Nike fitoi 126 milionë dollarë si rezultat i marrëveshjes, dhe ata kanë vazhduar të fitojnë shumë që atëherë.

Në fund të vitit 2019, u vlerësua se marka “Air Jordan” vlente 3 miliardë dollarë, me Michael Jordan duke fituar mbi 1.3 miliardë nga ajo shumë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore