Basketboll

Michael Jordan fantastik edhe jashtë sportit të basketbollit


Njëri nga lojtarët më të mirë në histori të basketbollit dhe pronari i ekipit Charlotte Hornets, Michael Jordan, ka dhuruar 10 milion dollarë për të ndërtuar dy spitale në vendlindjen e tij në Karolinën e Veriut.

Këto spitale parashihen të hapen në vitin 2022. Jordan beson që çdo njeri duhet të ketë qasje në spitale cilësore.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që Jordan ka dhuruar para për bamirësi, në 2017 ai kishte dhuruar shtatë milionë dollar për Novant Health, që ti hap dy spitale në Charlotte.

Novant Health është një organizatë e cila ndihmon me hapjen e spitaleve dhe punësimin e stafit mjekësor.

Klinika e parë mjekësore familjare, Novant Health Michael Jordan, u hap në tetor të vitit 2019. Në vitin 2020, ky spital shërbeu për testimin e njerëzve për Covid-19.

Novant Health  ka thënë se tani ka marrë një total prej 17 milion dollarë nga Jordan, të dedikuar për zhvillimin e klinikave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore