Lajme

Michael Jackson refuzoi bashkëpunimin me Tupac për shkak të Biggie-t


Michael Jackson ka bashkëpunuar me shumë artistë gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të vlerësuar. Në një moment, ai për pak bashkëpunoi edhe me legjendën e repit, Tupac.

Por, fituesi i Grammy-t u tha se e kishte refuzuar këtë mundësi, për shkak të besnikërisë ndaj reperit tjetër, Biggie.

Kjo, për shkak se Tupac dhe Biggie Smalls dhe grupet në të cilët ishin anëtarë, kishin konfrontime të herëpashershme me njëri-tjetrin.

Kënga “This Time Around”

Siç dihet tani, Biggie Smalls dhe Michael Jackson punuan së bashku në këngën “This Time Around” të prodhuar nga Dallas Austin.

Reperi ishte një fans i madh i Jacksonit në atë kohë dhe ishte më se i emocionuar për takimin me idhullin e tij. Bashkëpunimi erdhi sepse Jackson donte që një reper të shfaqej në albumin e tij.

“Pra, pasi mbaruam, po punonim për këngën, ai më thotë se dua shumë që një reper të jetë pjesë e albumit. Më duhet një reper në këngë”, tha Austin në një intervistë për DJ Vlad.

“Kështu që unë i sugjerova reperin Treach, nga Naughty by Nature, por ai më tha se dëshironte diçka më të veçantë, kështu që i sugjerova BIG-in dhe ai pranoi menjëherë”.

Reperët Biggie dhe Tupac, të cilët nga shokë përfunduan në armiq
Refuzimi i Michael Jackson për bashkëpunimin me Tupac

Quincy Delight Jones III, i njohur ndryshe si QDIII, ishte një producent prej kohësh i Tupac dhe e konsideronte veten mikun e ngushtë të reperit.

QD III prodhoi edhe një këngë nga albumi i “The Don Killuminati: The 7 Day Theory” i Tupac.

Ky album, pas vdekjes së reperit, do të ishte gjithashtu debutimi i një emërtimi të ri për Tupac të titulluar Makaveli.

I parë si një nga krijimet më reflektivë të Tupac, albumi pothuajse i paraqiti botës bashkëpunimin për herë të parë mes tij dhe Michael Jackson. Por, sipas QD III, ishte një ftesë që Jackson e refuzoi.

Tupac

“Kështu që unë organizova një takim në Neverland”, tha QDIII së fundmi për revistën BET.

“Unë shkova atje dhe i thashë Michael-it për bashkëpunimin. Dhe a e dini se çfarë tha Micheal? Atij i pëlqente Biggie”.

Tupac dikur besonte se të famshmit dhe të pasurit si Michael Jackson nuk bënin mjaftueshëm për komunitetet e varfra.

Në vitet e rinisë së Tupac-ut, superylli i ndjerë i repit kritikoi shumë të famshëm për neglizhencën ndaj komuniteteve më të varfra. Për reperin, Jackson ishte një nga ata të famshëm.

“Nuk ka asnjë mënyrë që Michael Jackson, ose cilido Jackson të ketë miliarda dollarë dhe të ketë edhe njerëz të uritur. Nuk ka asnjë mënyrë”, tha Tupac një herë për MTV News.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore