Shqipëria

“Metonema qytetase Kadarejane” në Muzeun Kombëtar


Muzeu Historik Kombëtar bëri promovimin e librit “Metonema qytetase kadarejane te romanet “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Darka e gabuar”, e studiuesit Stavri S. Trako.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të 86-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare.

Për të folur mbi këtë libër ishte një panel i zgjedhur, i përbërë nga: drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, studiuesi Behar Gjoka, Gaqo Apostoli, autori i librit Stavri Trako, si dhe studiues e njohës të letërsisë, të cilët shprehën vlerësimet, mbresat dhe përshtypjet e tyre mbi librin.

Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, u shpreh se: “Eshtë një kënaqësi e veçantë që sot prezantojmë këtë libër në ditën e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare në 86-vjetorin e tij.

Është një nga aktivitetet, të cilat ne i zhvillojmë në kuadrin e muajit të Kadaresë, inicuar nga Ministria e Kulturës për këtë figurë të shquar të kulturës shqiptare.

Nga leximi i romaneve duhet të kuptohet se arti i Kadaresë ndriçohet njëherazi nga një spektër poliedrik shumë planësh.

Kështu pasuria metaforike e gjuhës ndërtohet nga superstrakti i pasurisë leksikore të të dy dialekteve, “ato më të bukurat sintagmat shprehëse pa përjashtuar dhe finesën e shprehjes së mendimit sintagmatik edhe nga nëndialektet e shqipes, me një përfaqësim të dallueshëm të pasurisë shprehëse të gjuhës mbarëkombëtare letrare shqipe”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore