Gatimi

Metodat e gatimit të mishit të pulës


Recetat e gatimit me mish pule janë fantastike në shije. Përgatitja e supave me lëng pule dihet që është arma më e fortë kundër gripit dhe ftohjeve.

Megjithëse ka një mori recetash për gatimin e pulës sërisht gatimi i saj mund të jetë një sfidë e vërtetë.

Gabimet më të zakonshme është pjekja jo e duhur e saj, në shumë raste e papjekur ose e tharë nga nxehtësia.

Më poshtë ju listojmë mënyra se si mund të gatuani në mënyrë perfekte mishin e pulës.

-Kofshë të pulës duke qenë të pasura me dhjamë ato do të jenë gjithnjë të buta, por gjithsesi kujdesuni të mos i piqni më shumë se 30 minuta. Një mënyrë tjetër është t’i zieni ato pak minuta para se t’i fusni në furrë.

-Mënyra më e mirë e gatimit të gjoksit të pulës apo filetos është gatimi në furrë. Metoda më e sigurt është mbështjellja e tyre me letër pjekjeje në mënyrë që pula të arrijë të ruajë lëngjet e veta.

-Gatimi në tigan është metodë e thjeshtë, por kërkon pak durim. Mjafton të vendosni mishin 15 minuta në një tigan të mbyllur me kapak.

-Pula zakonisht rekomandohet të piqet në temperaturën sipër 70 gradë. Kontrollimi i temperaturës bashkë me gjendjen e mishit janë mënyra më e sigurt e gatimit të saj./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore