Shqipëria

Meta: Votë e lirë dhe e barabartë për të gjithë shqiptarët


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mëngjesin e 2 prillit, ishte në qytetin e Shkodrës në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të vrasjes së Martirëve të Demokracisë.

“Bëhen tre dekada që nga ajo ditë e 2 prillit 1991, ku katër djem nga më të mirët e Shkodrës dhe Shqipërisë u vranë pabesisht, në mbrojtje të demokracisë”.

Meta bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të votojnë më 25 prill.

“Duhet vendosur rendi në shinat e kushtetutës dhe pluralizmit në Shqipëri.Votë e lirë dhe e barabartë për të gjithë shqiptarët”.

Protestat kundër regjimit diktatorial komunist më 2 prill 1991, i morën jetën katër dëshmorëve të demokracisë. Ata ishin të rinj studentë në Shkodër.

Shpallja e protestave në të gjithë Shqipëria, arriti pikën kulmore në kryeqendrën e veriut. Nga aty, u demonstrua hapur qëndresa e studentëve dhe popullsisë vendase për te rrëzuar regjimin.

Vrasja e të rinjve, futi në zi jo vetëm Shkodrën, por të gjithë Shqipërinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore