Lajme

Meta: Vaksinat ruse dhe kineze, çështje sigurie


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ishte i ftuar në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora.

Presidenti nënvizoi që qeveria duhet të sigurojë vaksinat dhe se procesi i vaksinimit, duhet të jetë transparent.

“Qeveria jonë duhet të shikojë gjithmonë mundësinë e sigurimit të vaksinave, sepse kjo është kryesorja. Në këtë drejtim edhe transparenca është shumë e rëndësishme, edhe për ato vaksina që kanë ardhur”.

Ai u pyet gjithashtu nëse duhen marrë vaksina nga Rusia apo Kina.
Meta u përgjigj që kjo është çështje sigurie dhe një siguri e tillë ofrohet vetëm nga vendet e besueshme.

“Vaksinat mund të vijnë, por ato mund të kenë efekte të tjera, që mund t’i kushtojnë jetën qytetarit”.

“Siguria është e para dhe sigurisht sigurinë e vaksinës në radhë të parë e garantojnë institucionet evropiane dhe institucionet e vendeve shumë të besueshme si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe vende të tjera”, shtoi presidenti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore