Shqipëria

Meta, thirrje për solidarizim për shpalljen e Vjosës ‘Park Kombëtar’


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë thirrje ditën e hënë, 22 mars, që të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes se Vjosës “Park Kombëtar”.

Thirrja e Metës u bë në Ditën Botërore të Ujit.

“Është përgjegjësia jonë të mbrojmë këtë trashëgimi të vyer natyrore kombëtare dhe Evropiane nga çdo projekt shkatërrimtar dhe abuzues”.

Ai shprehu mirënjohjen për kontributin e aktivistëve mjedisorë, shkencëtarëve dhe akedemikëve vendas e të huaj, që i kanë dhënë forcë zërit të komunitetit “VJOSA PARK KOMBËTAR TANI”.

Meta solli në vëmëndje rezolutën e Parlamentit Evropian për shpalljen e saj “Park Kombëtar”.

“I nxis të gjitha autoritetet e larta të Bashkimit Evropian të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve. E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË”, e mbylli Meta postimin e tij në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore