Shqipëria

Meta, thirrje për ‘klimë’ të qetë e pjesëmarrje masive në zgjedhje


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, të shtunën e 17 prillit, në një konferencë për media, u ka bërë thirrje qytetarëve “për pjesëmarrje masive” në votime dhe për një “klimë zgjedhore të qetë dhe transparente”.

“Kjo javë e fundit duhet të ketë një klimë zgjedhore të qetë dhe transparente. Të gjithë qytetarët duhet të dalin në votime dhe të refuzojnë çdo përpjekje për t’i blerë voten”, shprehet Meta duke iu drejtuar dhe politikanëve që “të distancohen” nga çdo fenomen që nxit dhunë.

Ndër të tjera, ai është shprehur “besimplotë” se qytetarët shqiptarë do t’i refuzojnë të gjithë ata që kërkojnë të blejnë votën.

Sipas presidentit, “çdo qytetar duhet të votojë i lirë për atë që mendon se është më i miri”.

“Të gjithë me pjesëmarrje duhet të garantojmë që zgjedhjet të jenë të lira dhe kushdo që do të dalë fitues të gëzojë legjitimitetin”, bën thirrje Meta duke vendosur theksin te pjesëmarrja masive.

Ndërkohë iu ka kërkuar qytetarëve të verifikojnë mjetet e identifikimit si dhe qendrat e votimit.

Si dhe u bën thirrje forcave të policisë “të qëndrojnë të pavarur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore