Shqipëria

Meta takon Ali Ahmetin: Korridori i 8-ë do të na lidhë më shumë


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, ka zhvilluar një takim me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili është në koalicionin bashkëqeverisës me partinë Socialdemokrate dhe zë vend në Qeveri me gjashtë ministri.

“Shkëmbyem vlerësime të vlefshme për zhvillimet në vendet tona, me fokus përshpejtimin e proceseve integruese që mundësojnë çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian”.

Në qendër të takimit ka qenë edhe projekti i cilësuar si madhor, i Korridorit të 8-ë, i cili lidh dy vendet.

“Do të jetë thelbësor për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, përmbyll Meta postimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore