Shqipëria

Meta: Shqipëria vendi i parë në Evropë për vdekjet nga COVID-19.


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkruar nje status në Facebook për sa i përket humbjeve të jetës si pasoje e Covid-it. Ai ka shkruar se Shqipëria ka zënë vendin e parë në Evropë për numrin e jetëve të humbura nga Covid-19. Rritje e përllogaritur në +111% për muajt nëntor-dhjetor.

”Ky fakt tepër tronditës”, shkruan ai.

“Kjo dëshmon qartë se plani i masave për përballimin e pandemisë, ka dështuar në prioritetin kryesor: mbrojtjen e sa më shumë jetëve njerëzore”.

Meta i ka bëre thirrje qeverisë të ndalojë urgjentisht propagandën boshe dhe të hartojë një plan konkret afagjatë, për menaxhimin efikas të situatës.

Presidenti shtoi që duhen të ndalohen menjëherë pagesat buxhetore për PPP-të, sepse asgjë nuk ka më shumë vlerë se shëndeti dhe jeta e shqiptarëve!

TABELA 1: Numri i jetëve të humbura gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin 2019, ku rezulton se për muajt nëntor-dhjetor 2020 rritja ka qenë me +111%

TABELA 2: Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT, sipas të cilave asnjë shtet i BE nuk rezulton për vitin 2020 të ketë patur një rritje të numrit të jetëve të humbura me mbi 100%

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore