Shqipëria

Meta: Qeveria e ka neglizhuar situatën e pandemisë në vend


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë i ftuar në një intervistë për RTSH Korça.

Ai komentoi mbi situatën politike në vend dhe gjendjen e vendit gjatë pandemisë së coronavirus-it.
Presidenti Ilir Meta ka akuzuar qeverinë si përgjegjësen kryesore të rasteve pozitive dhe viktimave. Sidomos përgjatë këtyre ditëve të shkurtit, të cilat janë shtuar.

Meta u shpreh se qeveria duhet të zbatonte menaxhonte në mënyrë profesionale pandeminë dhe ta onsideronte atë çështje primare.

“Duhet të ishte bërë shumë më tepër për të mos patur një menaxhim të improvizuar, kaotik, me ndryshime vendimesh sipas konjukturave apo momenteve të caktuara.

Presidenti Meta përmendi rastin e kthimit të buxhetit të shtetit për rishikim. Sepse, sipas tij, qeveria nuk kishte investuar mjaftueshëm në shëndetësi, por për koncesione.

“Në fund të dhjetorit, në qoftë se ju e kujtoni, unë u detyrova të ktheja buxhetin e shtetit për rishikim, ku shqetësimi im kryesor ishte  mbështetja e sektorit të shëndetësisë për një përballim më efikas të pandemisë”.

“Burimet financiare ekzistonin dhe ekzistojnë, sepse në të njëjtin buxhet ku tashmë kemi hyrë, u dyfishua pagesa për koncensionet, që përveç dyshimeve për kostot dhe leverdisshmërinë e tyre, edhe mund të shtyheshin sepse çështja e shëndetit të popullatës është prioritet mbi prioritetet”.

Ai theksoi se në fillimet e pandemisë, kishte bërë disa mbledhje me Këshillin e Sigurisë Kombëtare që të arrihet konsensus midis palëve dhe të mos krijohet panik tek qytetarët.

Presidenti foli edhe për procesin e vaksinimit. Ai u shpreh se transparenca është siguri për qytetarët, dhe parametrat e intubimit në vendin tonë janë të frikshme, pasi nuk ka një investim modest dhe pajisje jetëshpëtuese.

“Është tepër e rëndësishme dhe imediate, përveç një plani transparent vaksinimi, sepse transparenca, është siguri për qytetarin. Parametrat në vendin tonë të rezultatit të intubimit janë të frikshme, shumë pak raste ka që jeta e tyre shpëton”.

Në fund të emisionit, Presidenti Meta ftoi të gjithë qytetarët të votojnë pasi “është e ardhmja e tyre dhe e fëmijëvë të tyre”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore