Aplikacione

Meta publikoi shërbimin e saj të abonimit në SHBA


Meta publikoi shërbimin e saj të abonimit në SHBA, i cili do t’i lejonte përdoruesit e Facebook dhe Instagram të paguajnë për verifikimin në të njëjtën mënyrë si Twitter.

Meta Verified do t’u japë përdoruesve një shenjë blu pasi ata të verifikojnë llogaritë e tyre duke përdorur një kartë identifikimi të lëshuar nga qeveria.

Facebook owner Meta working on potential Twitter rival - Hindustan Times

Gjithashtu duke paguar 11,99 dollarë në muaj në faqe ose 14,99 dollarë në muaj në sistemin iOS dhe Android.

Twitter publikoi shërbimin e abonimit të saj “Blue”, shërbim ky i cili u mundëson përdoruesve që të paguajnë për shenjen blu, e cila më parë ishte e limituar vetëm për  figura publike.

Publikimi fillestar i “Twitter Blue” në nëntorin e vitit të kaluar, çoi në rritjen e përdoruesve të cilët imitonin të famshmit dhe markat e ndryshme në këtë platformë.

E cila e detyroi kompaninë që ta ndalte shërbimin dhe ta ri-prezantonte atë me shenja me ngjyra të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore