Shqipëria

Meta përshëndet hapjen e negociatave: Zgjatja e procesit është në dorën tonë


Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur “përzemërsisht” vendimin strategjik të Bashkimit Evropian për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“E sotmja, edhe pse një ditë e vonuar, përsëri është e shkëlqyer për Shqipërinë”, ka thënë ai.

Ai ka vijuar se me çeljen e negociatave hidhet një hap i ri përpara në rrugën evropiane.

“Ky është një gur kilometrik i vendosur bashkërisht nga shqiptarët dhe miqtë tanë evropianë”, ka vijuar Meta.

Po ashtu Meta u ka drejtuar thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos bien pre e fushatave kundër integrimit.

Këtë, teksa iu drejtua me një thirrje të fortë edhe institucioneve, që të përmbushin pa vonesa të gjitha kushtet që duhen për të mbërritur sa më shpejt në destinacion.

“Ky është sinjal i qartë i mbështetjes. E sotmja është një ditë vendimtare për të ardhmen, një ditë kur duhet të ballafaqohemi me realitetin ashtu siç është. E vërteta është se kemi humbur shumë kohë”, ka shtuar ai.

Dhe se zbulon të gjitha të metat, punët e bëra keq.

Për të, rruga evropiane është e vetmja që garanton që shtëpia e përbashkët të ketë begati.

“Është në dorën tonë që ky proces të zgjasë pesë, 30 apo më shumë vite”, ka përmbyllur presidenti fjalën e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore