Shqipëria

Meta: Për detin, zgjidhje në përputhje me Kushtetutën dhe normat ndërkombëtare


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, të shtunën, më 13 shkurt, në një prononcim për mediat nga qyteti i Sarandës, deklaroi se çështja e detit duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe me normat ndërkombëtare.

“Ju e dini që ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese. Të kërkuar nga opozita e asaj kohe dhe kryetari i saj, sot kryeministër Edi Rama, i cili ka qenë gjithmonë për zgjidhje të drejtë dhe kushtetuese dhe zgjidhje në përputhje me normat ndërkombëtare”.

Ai akuzoi kryeministrin se nuk ka treguar transparencë dhe bashkëpunim serioz.

“Kësaj çështje i shërben vetëm transparenca”.

I pyetur për zgjedhjet e 25 prillit, ai i cilësoi si një referendum të popullit shqiptar. Sipas tij zgjedhjet do të rivendosin demokracinë dhe rendin kushtetues.

“Ky është referendumi i tretë më i vërteti i popullit shqiptar. Shqipëria ka mësuar në këto 30 vite”.

Sipas Metë-s Shqipëria është një popull evropian që meriton demokracinë.

“E kemi nënvlerësuar ndër vite cilësinë e votës. Demokracia do të shkojë në ato nivele që meriton populli shqiptar”.

Ai bëri thirrje së Shqipëria nuk e meriton të shpopullohet.

“Jemi në mes të Mesdheut, në mes të rajonit më të bukur që ka bota”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore