Shqipëria

Meta pas ngjarjes në Kosovë: Solidarizohem me familjet e të vrarëve


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në median sociale Facebook, ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kosovë, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre humbje jete dhe një të plagosur.

Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë familjeve të të vrarëve dhe të gjithë popullit të Kosovës.

“Të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë dhe përgëzoj ekipet mjekësore për përkushtimin dhe profesionalizmin, që po dëshmojnë”, shkruan Meta.

Presidenti ka theksuar se është besimplotë se institucionet përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës do të zbulojnë sa më parët autorët, që sipas tij, meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Çfarë ndodhi në Deçan?

Sipas informacioneve paraprake, një autobus me nxënës u sulmua me armë, ku për pasojë tre persona gjetën vdekjen.

Lajmin për sulmin e autobusit me armë zjarri për Albanian Post e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sulmi ka ndodhur në fshatin Gllogjan ndërsa ai është kryer nga persona të panjohur deri më tani”, ka treguar Gashi, i cili ka mundur të konfirmojë se deri tani dihet për dy të plagosur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore