Shqipëria

Meta në Ditën e Rinisë: Lavdi Rinisë Studentore


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në Facebook u ka uruar të rinjve ditën e tyre.

“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! Lavdi Rinisë Studentore”, shkruan Meta në postimin e tij.

Kjo ditë shënon tashmë Ditën Kombëtare të Rinisë dhe 31-vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Që prej vitit 2009 – vendim i marrë nga Kuvendi i Shqipërisë – data përkujtohet si festë Kombëtare.

Kjo në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990.

Disa pedagogë dhe studentë të Universitetit të Tiranës, më 8 dhjetor 1990 u bënë nismëtarët e kthesës historike.

Protestave që sollën rënien e sistemit komunist në Shqipëri.

Lëvizja Studentore është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”

Ishte motoja e atyre që kërkonin at ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës.

Ata i dhanë fund epokës së vetëizolimit komunist dhe sundimit ideologjik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore