Shqipëria

Meta: Ndal largimit të trurit, kemi nevojë për shpresë


“Ndal largimit të trurit! Shqipëria ka sot nevojë për shpresë dhe besim.”

Kështu është shprehur Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një postim në median sociale Facebook, mbi dëshirën e studentëve shqiptarë për t’u larguar nga vendi.

Bashkëngjitur, Meta ka publikuar shifrat të studentëve që duan të largohen nga Shqipëria. Sipas presidentit, 92% e studentëve të Mjekësisë kërkojnë të largohen.

Ndër studentët e Ekonomisë, 79% duan të largohen. Përsa i përket pedagogjisë, 64% e tyre kërkojnë largimin sipas Metës.

“Rinia ka nevojë për shpresë dhe besim”, shkruan presidenti.

Nuk bëhet me dije ndërkohë se ku janë marrë shifrat e publikuara./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore