Shqipëria

Meta: Kurrë koalicion me Ramën


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qënë i ftuar në emisionin ‘’Çim Peka Live’’.
Ai deklaroi që nuk ekziston më mundësia për marrëveshje me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

‘’Kurrë mos e mendoni se ekziston një mundësi, që Ilir Meta të bëjë një koalicion me Ramën.  Kjo histori ka përfunduar! Kurrë më marrëveshje me Edi Ramën!
Marrëveshje politike në ketë tokë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës nuk do ketë më kurrë”.

Sipas presidentit, dy janë arsyet pse nuk do të ketë koalicion apo marrëveshje me kryeministrin. Sipas tij, kryeministri ka vënë në diskutim integritetin territorial të Shqipërisë dhe kufinjtë e Kosovës.

“Arsyet janë dy, [Edi Rama] ka vënë në diskutim integritetin territorial të Shqipërisë dhe ka vënë në diskutim kufijtë e Kosovës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore