Shqipëria

Meta kthen ligjin për “Sigurimin e detyrueshëm në transport”


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.

Meta ka theksuar se ky draft nuk garanton cilësisht mbrojtjen e jetës së qytetarëve, dhe ka shpjeguar arsyet e kёtij dekreti.

Si fillim ai ka deklaruar se ёshtё i nevojshёm njё lloj reflektimi duke patur parasysh zhvillimet e vrullshme nё kёtё sektor ndёr vite.

Së dyti, për të zbatuar detyrimin e përcaktuar në MSA, në drejtim të përafrimit të legjislacionit me direktivat e BE-së.

“Hartimi i këtij ligji është kërkuar edhe nga Komisioni Europian në Raportet e Progresit për vendin tonë”, ka shkruar Meta.

Hartimi i këtij ligji është kërkesë e rezolutave të Kuvendit për vitet e fundit, është rekomanduar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe është i nevojshëm për zgjidhjen e disa problematikave, të konstatuara gjatë zbatimit në praktikë të ligjit ekzistues.

Presidenti vlerëson se Kuvendi, pavarësisht asaj që deklarohet në praktikën parlamentare nuk ka mundur t’i japë zgjidhje kësaj problematike. Sipas tij, përmbajtja e dispozitës së nenit 8, nuk garanton zbatimin në praktikë edhe për një kohë shumë të gjatë të sistemit bonus-malus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore