Shqipëria

Meta: Krimi i organizuar goditet pas 25 prillit


“Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut”.

Ky është qëndrimi i presidentit Ilir Meta pas takimit me Komisioneren Evropiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

“Një bashkëbisedim i hapur dhe i frytshëm mbi sfidat urgjente të rrugës evropiane të Shqipërisë”, shkruan Meta në Facebook. “Falënderova komisioneren për mbështetjen e gjithanshme. Këtu përfshihet edhe parandalimi dhe menaxhimi i emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX”.

Presidenti ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë që do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për Shqipërinë.

Johansson ka ndërmarrë një sërë takimesh ditën e sotme. Kryedemokrati, Lulzim Basha, ka qenë gjithashtu në agjendën e saj.

Një takim me kryeministrin Edi Rama do të zhvillohet gjithashtu. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, do të jetë gjithashtu i pranishëm në takim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore